Etiketa

domenica 20 aprile 2014

ADHD - Çrregullim i vëmendjes dhe gjendjes hiperaktive


ADHD - ( Çrregullim i vëmendjes dhe gjendjes hiperaktive ) është një çrregullim prezent në 1% të popullsisë infantile ( fëmijërorë ), ka një kauzë neurobiologjik që shoqërohet më shpërqendrim të vëmendjes, hiperaktivitet dhe impulsivitet që lejon, gjene një kompromis të një zhvillimi të rregullt në të gjitha sferat e jetës të fëmijës.
Bie në sy roli i aspektit edukativ, në të cilin fëmija mëson rregullat sociale të dobishme për të  lidhur dhe zhvilluar kapacitetet për zgjidhjen e problemeve.
Në këtë ambient simptomat e ADHD marrin dukshmëri më të madhe, për të cilën mardhënja shkollë – familje është shumë  më rëndësi për diagnozën, perçka stabilizimi i situatës së një fëmijë më këtë çrregullim është një proces kompleks, që kërkon një vëzhgim të gjatë.
Fëmijët më ADHD  kanë luhatshmëri emocionale, nuk kanë kujdes për detale të vogla, dhe nuk ja dalin të planifikojnë veprimet.
ADHD - është një koncept që i referohet fëmijëve sjellja e të cilëve është impulsive, hiperactive jo e zakonshme për moshën e tyre dhe dëmton në mënyrë sinjifikante  ( sistematike ) suksesin social-emocional të tyre. Këta fëmijë e kanë shumë të vështire të përqendrohen për një kohë të gjatë në një vend, apo në mësim.  Diagnostifikim i këtyre fëmijëve fillon zakonisht në moshën shkollore.
Këta fëmijë kanë urrejtje ( mosdashje ) për aktivitete që kërkojnë vëmendje për kohë të gjatë , ndërprenë shpesh detyrat qe janë duke u zhvilluar nuk dine të menaxhojnë vetën e tyre ne aktivitete të ndryshme dhe shumë më vështirësi janë të motivuar dhe të interesuar


Arben Zabeli – Pedagog Medial

Nessun commento:

Posta un commento