Etiketa

lunedì 21 aprile 2014

Përvoja ime personale (ADHD)

Klasa e bashkangjitur - Rezallë
Në përvojën time si mësimdhënës në klasë të bashkangjitur kam takuar shumë fëmijë më ADHD, një çrregullim shumë konfuz, për ti mësuar këta fëmijë ka qenë sa kënaqësi aq edhe e vështirë, sepse është dashur të krijohet një bashkëpunim i ngushte me të gjithë palët ( Figurat ) e interesit, duke filluar nga familja e deri të shkolla.
Hapi i pare në ketë aspekt ka qenë individualizimi i çrregullimit në ambientin shkollor dhe atë familjar,  për të krijuar një raport të besueshëm më prindërit për të pasur informacione të sakta mbi historikun e fëmijës prej paralindjes gjatë dhe paslindjes ,për tu ballafaquar me realitetin dhe për të punuar së bashku në ambientin familjar dhe shkollor, në interes të nxënësit.
Në punën time si edukator kam hasur në disa lloje ( Karakteristika ) të ndryshme të këtij çrregullimi, nëpërmjet punës më këta nxënës.
Falë punës që është bërë në këtë klasë të bashkangjitur, dy nga nxënësit e kësaj klasë kanë kaluar në klasë të rregullt, më fëmijë tjerë.
Transferimi i këtyre nxënësve në klasë të rregullta ka lënë hapësire ( mundësi ) më të madhe për të demonstruar hiperaktivitetin  dhe shpërqendrimin e vëmendjes së tyre në klasë, duke pasur parasysh së në këto klasë është numri i madh i nxënësve ( rreth 30 nx.), dhe sjelljet e tyre mund të kontrollohen më më shumë vështirësi, dhe është shumë më e vështire të ju kushtohet vëmendje e mjaftueshme.
Vështirësitë më të mëdha vinë nga jo kapaciteti i menaxhimit të reagimeve ndaj stimulimeve të jashtme, më ka ndodhë shpesh që të më ndërpresin gjatë shpjegimit më arsyetime të kota; mësues më ka renë lapsi në tokë, ose kur bie shi, ose çfarëdo zhurme nga jashtë manifeston reagime fizike tek nxënësit e tillë, ose kur ti shpjegon një temë më rëndësi ata thonë; Mësues kaloj autobusi, etj.  
Kam mësuar që fëmijët e tillë ti trajtoj në një mënyrë më të veçantë, them të veçantë sepse këta nxënës kanë nevojë të lëvizin, jo pse ndoshta ata dëshirojnë por kanë nevojë për një gjë të tillë. Preferohet qe lëvizjet e tyre të arsyetohen nga Mësimdhënësi, të dërgojnë të pastrojnë shpuzën, të marrin shkumësin kur arsimtari e harron, tu jepen detyra ku kërkohet angazhim fizik, si dhe gjëja më e rëndësishme është që këta nxënës të merren më sport.
Nder tjerash ka qenë një ndihmë e madhe trajnimeve të mbajtura nga ana e Finlandezeve,  të cilët më kanë pajisur më njohuri se si duhet vepruar më fëmijë më nevoja të veçanta, se si duhet pasur një qasje pozitive ndaj këtyre personave, shkëmbimi i përvojave nga Finlanda në Kosovë.
Njëri nga shembujt e një nxënësi që jam ballafaquar dhe kam vepruar është Pajtimi ku, gjatë orës së Edukatës fizikë, ku sipas nevojës dhe sipas lëndëve mësimore ai mbante mësim si ne klasë të rregullt ashtu edhe në klasë të bashkangjitur, dhe një ditë gjatë mësimit Pajtimi hynë në klasë dhe ishte i skuqur, fliste shumë shpejt pa kontroll dhe nuk ja dilte as te fliste qartë, më thoshte diçka fletë, i gjelbër, i kuq, por kurrsesi nuk ja qëlloja së çfarë donte, duke e njohur interesimin e Pajtimit për Futboll, kuptoja që më kërkonte kartonët më ngjyra të ndryshme që kishim përdor gjatë mësimeve të kaluara, dhe kërkonte të luante rolin e Trajnerit në lojë, dhe për ti demonstruar në lojë, por nuk ja dilte ti menaxhonte emocionet e tij, në atë moment mendohem që duhet të stimuloi Pajtimin për të thënë atë çfarë ka për të thënë në mënyrën sa më të mirë të mundshme.
Dhe kështu vendosa të aplikon një praktik të thjeshtë të ndihmës, nga Pajtimi kërkova që të numëroj deri ne 10 para se të thotë atë çfarë kërkon, mirëpo ai numëronte shumë shpejt, sepse qëllimin e kishte të arrinte të qëllimi,  pas shume tentimesh Pajtim akoma numëronte me shpejtësi dhe ishte i emocionuar, dhe nuk mund të koncentrohej, kështu i them se duhet të numërosh aq gishta sa unë ti dërgoj përpjetë, por ai prapë i thoshte numrat më shpejt së sa gishta kisha dërguar, dhe faleminderit kësaj metode “konkrete” Pajtim ia del të numëron deri në 10 ngadalë, dhe të tregoj që donte kartonët për të luajtur rolin e trajnerit në lojë në orën e edukatës fizike, të mësuesit Musa Hamitit.
Kjo pjesë e përvojës demonstron së si një fëmijë me ADHD nuk ja del të arsyeton dhe menaxhon emocionet, për këtë motiv kam paraqitur këtë shembull të Pajtimit, duke e bërë të numëroj gishtat e dorës, dhe kishte kohën e mjaftueshme për të menduar emrin e objektit që kërkonte.

Arben Zabeli – Edukator Medial ( Media Education )