Etiketa

lunedì 21 aprile 2014

Si mund ta njohim një fëmijë me ADHD?


Nuk është  e lehtë të identifikohet një ADHD, veçanërisht në grup moshën 6 vjeç e më lart.
Diagnostifikimi duhet të bëhet nga një specialist (Psikolog  i fëmijëve, pse Pediatër ) bazuar në vëzhgimin e sjelljeve të fëmijës dhe mbi historikun e dhënë si nga prindi ashtu edhe nga Mësuesi.
Disa prindër nuk vërejnë faktin se sjellja e fëmijës është problem,  ndoshta sepse vërejë një ngjashmëri të sjellës edhe kur ishte me i vogël.  Në këtë rast është regjistrimi në shkollë ajo që na ndihmojmë në identifikimin e sjelljeve hiperaktive të këtyre fëmijëve dhe mungesë të vëmendjes në aktivitete.   
Fëmija me ADHD, Kryesisht përfshin probleme me fokusimin dhe aftësinë për të ruajtur përqendrimin. Kjo mund të shprehet në shumë mënyra të ndryshme. Fëmija apo i rrituri duket sikur nuk dëgjon se ç’thonë të tjerët, as kur u drejtohen përballë.
Personi mund ta ketë të vështirë të kuptojë udhëzimet, është përgjithësisht i shkujdesur, nuk i vihet punës, lodhet shpejt, nuk çon deri në fund çka ka nisur, është i parregullt, duket I shpërndarë dhe i hutuar, harron dhe humbet gjëra, humbet fillin kur po të tregon diçka, ngec në hollësira që s’kanë lidhje, ose vështirësi të ngjashme me këto.
Tek disa njerëz shqetësimet e vëmendjes shprehen kryesisht me faktin që trazohen kollaj nga gjërat që u ndodhin rrotull. Kurse ka të tjerë që duken se kërkojnë nxitje të jashtme dhe mund të mërziten çuditërisht shpejt.
Njerëzit që janë tepër aktivë dhe impulsivë zakonisht përshkruhen se kanë një prirje të skajshme për të vepruar. Nuk u rrihet pa reaguar ndaj gjërave, qofshin të mëdha apo të vogla, shpesh pa u menduar fare.
E tanishmja dhe gjërat që janë më të dukshme për momentin bëhen më të rëndësishmet, prandaj dhe jeta karakterizohet nga mos largpamësia, mos-synimi, dhe mungesa e drejtimit. Kërkojnë t’u përmbushen nevojat menjëherë në bazë të motivimit të momentit dhe e kanë të vështirë të tolerojnë pengesat.
Është e vështirë të ndalen e të dëgjojnë dhe kjo patjetër që ndikon në marrëdhëniet me të tjerët.
Niveli i veprimtarisë është i parregullt, personi lëviz rreth e rrotull pa synim, nuk qëndron dot ulur në një vend, duket i shpërndarë dhe tejet energjik, pastaj duket fare pa energji dhe bëhet pasiv dhe pothuaj i plogët.
Fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit me ADHD shpesh kanë edhe një sërë problemesh të tjera që janë të lidhura me këtë çrregullim funksional. Krahas vështirësive në të lëvizur dhe kuptuar që shoqërojnë ADHD + DCD-në, përfshihen vështirësi gjuhësore, probleme në të kuptuar, problem leximi/disleksi, vështirësi në ndërveprim me të tjerët, probleme me sjelljen shoqërore, mosbindje dhe shqetësime sjelljeje, mungesë vetë-vlerësimi, ankth, pikëllim dhe depresion.
Njerëzit me ADHD zakonisht përshkruhen si njerëz të hapur, spontanë dhe pozitivë.

Arben Zabeli - Media Education ( Edukator Medial )