Etiketa

martedì 22 luglio 2014

A kemi të gjithë nevoja të veçanta?


Kur jemi të nevoja e veçantë nuk duhet harruar se të gjithë kemi nga një nevojë qoftë ajo me e vogël apo me e madhe, kjo nënkupton që secili person ka prirje ne lëndë të caktuar si dhe e kundërta mund të ketë pengesë në lëndë si në: matematik, fizik, kimi, gjuhë të huaj ku na nevojitet ndihmë nga dikush tjetër.

Edhe fëmijët më vështirësi në mësimnxënie dhe ata qe janë talent (gjeni) kanë nevojë për përkujdesje të veçantë.
Lexues të nderuar ne kur kemi qenë nxënës si dhe ju tash që jeni nxënës në vend që  ti ndihmojmë dhe përkrahim nxënësit (shokët) tone më vështirësit që ata kanë si në: shkrim, lexim. matematikë, sjellje etj, ne ata i lemë në fund të klasës, i trajtojmë si persona të pa dobishëm në vend që të j’u ndihmojmë dhe përkrahim ata ose përsonave të cilët për shkak të ndonjë çrregullimi emocional të sjelljes, çrregullimi në të dëgjuar, të pare, folur, lëvizje etj, këta nxënës nuk janë të trajtuar mire as nga familja e as nga shoqëria në përgjithësi.
Secila qënie njerëzore që vjen në këtë bote ka nevoje dhe të drejte për përkujdesje, dhe kjo përkujdesje fillon në familje, duke kaluar me pastaj  edhe në shoqëri.
Varësisht nga vendi dhe kultura, përkujdesja për këtë kategori të fëmijëve ka kuptime te ndryshme, ekzistojnë madje paragjykime të ndryshme duke i etiketuar këta përsona si "jo normal", " te paafte " madje ka nga ata që mendojnë se nëse i prekim këta përsona infektohemi ose sëmuremi.

            Kultura e personave me nevoja të veçanta i lejon këta persona ta ndiejnë vetën plotësisht të integruar në shoqërinë e tyre, e jo të ndihen anëtar jo te favorizuar te shoqërisë e cila i kategorizon  ata në mënyrë negative, duke u përqendruar në mungesën shqisore e jo në atributet e përbashkëta pozitive, përsonat e tillë me nevoja të veçanta duhet që ne ti trajtojmë të njëjte sikur çdo përson tjetër nëse duam që këta përsona të kenë rezultat në jetë.
            Përsonat e tillë mund te arrijnë shume çka në jetë, kemi shembuj të ndryshëm që personat më nevoja të veçanta kanë arritur në nivele të larta të vendimmarrjes, një person në karrocë ose më probleme në të parë mundet të jetë një këngëtar i mirë, një aktor i mirë, një njohës i mirë i kompjuterit dhe shume gjera tjera, veçse duhet krijuar kushtet dhe përkrahja morale.
Si te arrijmë sukses
Duhet te jemi te kënaqur me atë se çka mund te arrin secili nxënës e jo ne atë se çka nuk mund te arrin, t’i kultivojmë anët pozitive të nxënësve dhe ti përgatitim ata për profesion të caktuar e jo t’i mundojm më diqka që është e pa arritshme për nivelin e aftesis se tyre.
Duhet qe nxënësit t’i ofrojmë atë që mund të beje e jo atë qe nuk mund të beje.
Ti identifikojm pirjet dhe talentet e secilit nxënës dhe ato prirje t’i fusim në funksion dhe ti zhvillojm ato.
Kur jemi të përsonat më nevoja të veçanta, atëherë duhet ditur se fatkeqësisht në përgjithësi numri i këtyre përsonave është i madh, andaj ne si shoqëri duhet të jemi të përgatitur që këta përsona t’i pranojmë ashtu siç jan, me ate nëvoje të veçantë që kanë.
            Lexues të nderuar është obligim moral që ai që ka mundësi në një mënyre apo tjetrën t’u ndihmoj përsonave me nevoja të ndryshme të veçanta duke pasur parasysh që një gjë e tille mund të na ndodh secili nga ne personalisht apo ndonjë anëtari të familjes.
Ne populli shqiptar kemi qenë një popull i pushtuar nga pushtues të ndryshëm, kështu që nuk i kemi pasur të gjitha të drejtat, as ato elementare për jetë dhe shkollim, andaj pas luftës se fundit dhe ndihmës se faktorit ndërkombëtar filloi populli të vetëdijesohet për të drejtat e tyre.
                      Ne duhet të jemi të vetëdijshëm, se çdo njëri në jetë arrin diçka te bëjë mirëpo, kjo varet nga përkushtimi ndaj kësaj diçkaje, sepse nëse një përson nuk sheh si të tjerët,  nuk do të thotë se ai nuk mund të orientohet në jetë, të  shkruaj, lexoj apo komunikoj, ai këtë mund të bëjë edhe pse jo si fëmijët tjerë, mirëpo ai shkruan dhe lexon në alfabetin e Braillit apo orientohet me shkopin e bardhë apo një person me dëmtime fizike nuk është i aftë për asgjë tjetër, nëse mendojmë kështu gabojmë, sepse çdo kush arrin diçka në jetë.          

Lexues të dashur ne shpesh here pa dashje, pa pasur ndonje qellim të tillë ofendues, ne i fyejm këta përsona duke i identifikuar më terme të ndryshme si “budalla”,” sakat”, “te paafte”, “te gjymte” etj, ku mund të ndikojm pa vetëdije që këta përsona të ndihen shume keq, te ju thyhet përsonaliteti i  tyre, andaj duhet që të kemi kujdes në emërtime të tilla, edhe të sillemi butësisht dhe respektojm njeri tjetrin pa paragjykim, sepse edhe na kemi nevoja dhe kerkesa të ndryshme dhe jeta është e tillë që na bënë të perballemi me situata të reja të ndryshme.

Të gjithë jemi të njejt, mirëpo ndryshojm nga të tjerët!

Arben Zabeli: Pedagog Special dhe Ekspert në edukimin e përsonave me nevoja të veçanta