Nuk është e lehtë të identifikohet një ADHD, veçanërisht
në grup moshën 6 vjeç e më lart.
Diagnostifikimi duhet të bëhet nga një specialist (Psikolog i fëmijëve, pse Pediatër ) bazuar në vëzhgimin
e sjelljeve të fëmijës dhe mbi historikun e dhënë si nga prindi ashtu edhe nga
Mësuesi.
Disa prindër nuk vërejnë faktin se sjellja e fëmijës është problem, ndoshta sepse vërejë një ngjashmëri të sjellës
edhe kur ishte me i vogël. Në këtë rast është
regjistrimi në shkollë ajo që na ndihmojmë në identifikimin e sjelljeve
hiperaktive të këtyre fëmijëve dhe mungesë të vëmendjes në aktivitete.
Fëmija me ADHD, Kryesisht
përfshin probleme me fokusimin dhe aftësinë për të ruajtur përqendrimin. Kjo
mund të shprehet në shumë mënyra të ndryshme. Fëmija apo i rrituri duket sikur
nuk dëgjon se ç’thonë të tjerët, as kur u drejtohen përballë.
Personi mund ta ketë të
vështirë të kuptojë udhëzimet, është përgjithësisht i shkujdesur, nuk i vihet
punës, lodhet shpejt, nuk çon deri në fund çka ka nisur, është i parregullt,
duket I shpërndarë dhe i hutuar, harron dhe humbet gjëra, humbet fillin kur po
të tregon diçka, ngec në hollësira që s’kanë lidhje, ose vështirësi të ngjashme
me këto.
Tek disa njerëz
shqetësimet e vëmendjes shprehen kryesisht me faktin që trazohen kollaj nga
gjërat që u ndodhin rrotull. Kurse ka të tjerë që duken se kërkojnë nxitje të
jashtme dhe mund të mërziten çuditërisht shpejt.
Njerëzit që janë tepër
aktivë dhe impulsivë zakonisht përshkruhen se kanë një prirje të skajshme për
të vepruar. Nuk u rrihet pa reaguar ndaj gjërave, qofshin të mëdha apo të
vogla, shpesh pa u menduar fare.
E tanishmja dhe gjërat
që janë më të dukshme për momentin bëhen më të rëndësishmet, prandaj dhe jeta karakterizohet
nga mos largpamësia, mos-synimi, dhe mungesa e drejtimit. Kërkojnë t’u
përmbushen nevojat menjëherë në bazë të motivimit të momentit dhe e kanë të
vështirë të tolerojnë pengesat.
Është e vështirë të
ndalen e të dëgjojnë dhe kjo patjetër që ndikon në marrëdhëniet me të tjerët.
Niveli i veprimtarisë
është i parregullt, personi lëviz rreth e rrotull pa synim, nuk qëndron dot
ulur në një vend, duket i shpërndarë dhe tejet energjik, pastaj duket fare pa
energji dhe bëhet pasiv dhe pothuaj i plogët.
Fëmijët, të rinjtë dhe
të rriturit me ADHD shpesh kanë edhe një sërë problemesh të tjera që janë të
lidhura me këtë çrregullim funksional. Krahas vështirësive në të lëvizur dhe
kuptuar që shoqërojnë ADHD + DCD-në, përfshihen vështirësi gjuhësore, probleme
në të kuptuar, problem leximi/disleksi, vështirësi në ndërveprim me të tjerët,
probleme me sjelljen shoqërore, mosbindje dhe shqetësime sjelljeje, mungesë
vetë-vlerësimi, ankth, pikëllim dhe depresion.
Njerëzit me ADHD
zakonisht përshkruhen si njerëz të hapur, spontanë dhe pozitivë.
Arben Zabeli - Media Education ( Edukator Medial )
Arben Zabeli - Media Education ( Edukator Medial )