ADHD - ( Çrregullim i vëmendjes dhe gjendjes hiperaktive )
është një çrregullim prezent në 1% të popullsisë infantile ( fëmijërorë ), ka
një kauzë neurobiologjik që shoqërohet më shpërqendrim të vëmendjes,
hiperaktivitet dhe impulsivitet që lejon, gjene një kompromis të një zhvillimi të
rregullt në të gjitha sferat e jetës të fëmijës.
Bie në sy roli i aspektit
edukativ, në të cilin fëmija mëson rregullat sociale të dobishme për të lidhur dhe zhvilluar kapacitetet për zgjidhjen
e problemeve.
Në këtë ambient simptomat e ADHD marrin
dukshmëri më të madhe, për të cilën mardhënja shkollë – familje është shumë më rëndësi për diagnozën, perçka stabilizimi i
situatës së një fëmijë më këtë çrregullim është një proces kompleks, që kërkon
një vëzhgim të gjatë.
Fëmijët më ADHD kanë luhatshmëri emocionale, nuk kanë kujdes
për detale të vogla, dhe nuk ja dalin të planifikojnë veprimet.
ADHD
- është një koncept që i referohet fëmijëve sjellja e të cilëve është
impulsive, hiperactive jo e zakonshme për moshën e tyre dhe dëmton në mënyrë
sinjifikante ( sistematike ) suksesin social-emocional të tyre. Këta
fëmijë e kanë shumë të vështire të përqendrohen për një kohë të gjatë në një
vend, apo në mësim. Diagnostifikim i këtyre
fëmijëve fillon zakonisht në moshën shkollore.
Këta fëmijë kanë urrejtje ( mosdashje
) për aktivitete që kërkojnë vëmendje për kohë të gjatë , ndërprenë shpesh detyrat
qe janë duke u zhvilluar nuk dine të menaxhojnë vetën e tyre ne aktivitete të
ndryshme dhe shumë më vështirësi janë të motivuar dhe të interesuar
Arben Zabeli –
Pedagog Medial
Nessun commento:
Posta un commento