Kur jemi të nevoja e veçantë nuk duhet harruar
se të gjithë kemi nga një nevojë qoftë ajo me e vogël apo me e madhe, kjo nënkupton
që secili person ka prirje ne lëndë të caktuar si dhe e kundërta mund të ketë pengesë
në lëndë si në: matematik, fizik, kimi, gjuhë të huaj ku na nevojitet ndihmë
nga dikush tjetër.
Edhe fëmijët më
vështirësi në mësimnxënie dhe ata qe janë talent (gjeni) kanë nevojë për
përkujdesje të veçantë.
Lexues të nderuar ne kur kemi qenë nxënës si
dhe ju tash që jeni nxënës në vend që ti
ndihmojmë dhe përkrahim nxënësit (shokët) tone më vështirësit që ata kanë si në:
shkrim, lexim. matematikë, sjellje etj, ne ata i lemë në fund të klasës, i trajtojmë
si persona të pa dobishëm në vend që të j’u ndihmojmë dhe përkrahim ata ose përsonave
të cilët për shkak të ndonjë çrregullimi emocional të sjelljes, çrregullimi në
të dëgjuar, të pare, folur, lëvizje etj, këta nxënës nuk janë të trajtuar mire
as nga familja e as nga shoqëria në përgjithësi.
Secila qënie njerëzore që vjen në këtë bote ka
nevoje dhe të drejte për përkujdesje, dhe kjo përkujdesje fillon në familje, duke
kaluar me pastaj edhe në shoqëri.
Varësisht nga vendi dhe kultura, përkujdesja për
këtë kategori të fëmijëve ka kuptime te ndryshme, ekzistojnë madje paragjykime
të ndryshme duke i etiketuar këta përsona si "jo normal",
" te paafte " madje ka nga ata që mendojnë se nëse i prekim këta
përsona infektohemi ose sëmuremi.
Kultura
e personave me nevoja të veçanta i lejon këta persona ta ndiejnë
vetën plotësisht të integruar në shoqërinë e tyre, e jo të ndihen anëtar jo te
favorizuar te shoqërisë e cila i kategorizon
ata në mënyrë negative, duke u përqendruar në mungesën shqisore e jo në
atributet e përbashkëta pozitive, përsonat e tillë me nevoja të veçanta duhet
që ne ti trajtojmë të njëjte sikur çdo përson tjetër nëse duam që këta përsona
të kenë rezultat në jetë.
Përsonat
e tillë mund te arrijnë shume çka në jetë, kemi shembuj të ndryshëm që personat
më nevoja të veçanta kanë arritur në nivele të larta të vendimmarrjes, një
person në karrocë ose më probleme në të parë mundet të jetë një këngëtar i mirë,
një aktor i mirë, një njohës i mirë i kompjuterit dhe shume gjera tjera, veçse
duhet krijuar kushtet dhe përkrahja morale.
Si te arrijmë sukses
Duhet te jemi te kënaqur me atë se çka mund
te arrin secili nxënës e jo ne atë se çka nuk mund te arrin, t’i kultivojmë anët pozitive të nxënësve dhe ti përgatitim ata për
profesion të caktuar e jo t’i mundojm më diqka që është e pa arritshme për
nivelin e aftesis se tyre.
Duhet qe nxënësit t’i ofrojmë atë që mund të
beje e jo atë qe nuk mund të beje.
Ti identifikojm pirjet dhe talentet e secilit
nxënës
dhe ato prirje t’i fusim në funksion dhe ti zhvillojm ato.
Kur jemi të përsonat më nevoja të veçanta, atëherë
duhet ditur se fatkeqësisht në përgjithësi numri i këtyre përsonave është i madh,
andaj ne si shoqëri duhet të jemi të përgatitur që këta përsona t’i pranojmë
ashtu siç jan, me ate nëvoje të veçantë që kanë.
Lexues
të nderuar është obligim moral që ai që ka mundësi në një mënyre apo tjetrën t’u
ndihmoj përsonave me nevoja të ndryshme të veçanta duke pasur parasysh që një
gjë e tille mund të na ndodh secili nga ne personalisht apo ndonjë anëtari të
familjes.
Ne populli shqiptar kemi qenë
një popull i pushtuar nga pushtues të ndryshëm, kështu që nuk i kemi pasur të
gjitha të drejtat, as ato elementare për jetë dhe shkollim, andaj pas luftës se
fundit dhe ndihmës se faktorit ndërkombëtar filloi populli të vetëdijesohet për
të drejtat e tyre.
Ne duhet të jemi të vetëdijshëm, se
çdo njëri në jetë arrin diçka te bëjë mirëpo, kjo varet nga përkushtimi ndaj
kësaj diçkaje, sepse nëse një përson nuk sheh si të tjerët, nuk do të thotë se ai nuk mund të orientohet
në jetë, të shkruaj, lexoj apo
komunikoj, ai këtë mund të bëjë edhe pse jo si fëmijët tjerë, mirëpo ai shkruan
dhe lexon në alfabetin e Braillit apo orientohet me shkopin e bardhë apo një
person me dëmtime fizike nuk është i aftë për asgjë tjetër, nëse mendojmë
kështu gabojmë, sepse çdo kush arrin diçka në jetë.
Lexues të dashur ne shpesh here pa dashje, pa
pasur ndonje qellim të tillë ofendues, ne i fyejm këta përsona duke i
identifikuar më terme të ndryshme si “budalla”,” sakat”, “te
paafte”, “te gjymte” etj, ku mund të ndikojm pa vetëdije që këta
përsona të ndihen shume keq, te ju thyhet përsonaliteti i tyre, andaj duhet që të kemi kujdes në emërtime
të tilla, edhe të sillemi butësisht dhe respektojm njeri tjetrin pa paragjykim,
sepse edhe na kemi nevoja dhe kerkesa të ndryshme dhe jeta është e tillë që na
bënë të perballemi me situata të reja të ndryshme.
Të gjithë jemi të njejt, mirëpo ndryshojm nga të tjerët!
Arben Zabeli: Pedagog
Special dhe Ekspert në edukimin e përsonave me nevoja të veçanta